Shiti 20.4 milionë € për të frenuar rritjen e inflacionit

Banka e Shqipërisë është detyruar që të ndërhyjë në kursin e këmbimit valutor në fund të muajit Mars, për shkak të mbiçmimit të monedhës së përbashkët europiane kundrejt Lekut.

Ndryshe nga ndërhyrjet që ka bërë vitet e fundit, ku ka blerë euro në tregun e brendshëm për të frenuar rënien e saj, situata e pandemisë së Covid-19 ka detyruar Bankën Qendrore që të shesë 20.4 milionë euro në datat 27 dhe 30 Mars. Në këtë periudhë 1 euro arriti të këmbehej me 128 Lekë, çka do të sillte probleme me rritjen e inflacionit dhe çmimit të ushqimeve.

Për t’i ardhur në ndihmë situatës së Covid, Banka Qendrore ka lejuar që bankat e nivelit të dytë të marrin hua ta pakufizuar nga ajo, me normë interesi të njëjtë me normën bazë të Lekut.

Tv Klan