BSH raport për perceptimin e qytetarëve dhe bizneseve
Më optimistët për situatën ekonomike në vend janë konsumatorët dhe bizneset. Sipas Bankës së Shqipërisë, në Mars qytetarët dhe bizneset e kanë çuar besimin në ekonomi në nivelin e 113 pikëve nga 106.7 që ishte në Shkurt. Kjo përbën nivelin më të lartë historik të besimit të regjistruar në ekonomi.
Banka e Shqipërisë nënvizon se konsumatorët kanë një perceptim më pozitiv për situatën e përgjithshmë ekonomike dhe financiare.
Sipas këtij institucioni, besimi është rritur në të gjithë sektorët e ekonomisë, por më së shumti në atë të shërbimeve dhe industrisë. Bizneset kanë pritshmëri në rritje për ecurinë e aktivitetit të tyre, prodhimin dhe punësimin në të ardhmen.
Treguesi i ndjesisë ekonomikë matet nga Banka e Shqipërisë që prej vitit 2016, ndërsa nivelet më të ulëta të besimit u ndjenë në vitin 2020, për shkak të pandemisë.
Klan News