Banka hedh në qarkullim kartmonedhat e reja




Banka hedh në qarkullim kartmonedhat e reja

11:41 17/01/2022

Nga sot Banka e Shqipërisë hedh në qarkullim dy kartëmonedhat e reja shqiptare 500 Lekë dhe 2000 Lekë. Të dyja kartëmonedhat vijnë me një dizajn të rifreskuar, por ruajnë të njëjtat motive të paraqitura në prerjet ekzistuese përkatëse.

Me këto dy kartëmonedha, Banka e Shqipërisë plotëson hedhjen në qarkullim të serisë së re të kartëmonedhave, e cila përbëhet nga 6 prerje: 200, 500, 1000, 2000, 5000 dhe 10000 Lekë. Pavarësisht emetimit të kartëmonedhave të reja, qytetarët paralelisht do të mund të përdorin edhe prerjet e vjetra, derisa ato të zëvendësohen totalisht në treg.

Klan News













Të ngjashme