Banka OTP Albania është përzgjedhur si “Banka Me e Mirë” në Shqipëri për vitin 2020, sipas vlerësimit të çmimeve të Ekselencës së Euromoney! 

“Çmimet e Ekselencës” të Euromoney njihen si çmimet më të lakmuara dhe më të besueshme në industrinë bankare. Prej shumë vitesh tashmë, Euromoney zgjedh rregullisht performuesit më të mirë midis bankave dhe ofruesve të tjerë të shërbimeve financiare dhe vlerësimet janë bërë një standard i besueshëm i përsosmërisë për komunitetin financiar global. Çmimi që Banka OTP Albania fitoi bazohet në performancën e bankës në vendin tonë krahasuar kjo me bankat e tjera në vend, për periudhën nga 1 janari deri më 31 dhjetor 2019. 

“Bankat kryesore të Shqipërisë arritën, edhe një herë, rezultate të respektueshme vitin e kaluar, por nuk ishin në gjendje të konkurronin në rritje ose përfitueshmëri me grupin e porsaardhur në treg. Pas përfundimit të një projekti tetëmbëdhjetë-mujor për tu lidhur me grupin e ri, menaxhimi i OTP Albania ka nisur një rregullim gjithëpërfshirës të platformave dixhitale të bankës si dhe një përditësim të sistemit qendror bankar. Pronarët e rinj duhen përshëndetur për angazhimin e tyre ndaj rigjallërimit të filialit të tyre të ri dhe për modelin e ri që kanë prezantuar në tregun bankar në shqipëri,” u shpreh në artikullin zyrtar prestigjozja Euromoney. 

OTP Bank Albania është dalluar qartë në industrinë e shërbimeve financiare në Shqipëri përmes një cilësie të lartë shërbimi, përvojë unike të klientit dhe indekseve të shëndosha financiare. “Ky çmim vjen si një dëshmi e qartë për pozicionimin që kemi marrë për të rritur efikasitetin dhe inovacionin në mënyrë që t’u shërbejmë sa më mirë klientëve tanë dhe të sigurojmë për ta një përvojë të paharrueshme. Viti 2019 shënoi një periudhë më shumë pune dhe sakrifica nga të gjithë ne, por të gjitha këto të shoqëruara dhe të kurorëzuara me performancë financiare historike dhe projekte madhore të kryera me sukses për gjithë bankën. Ky çmim është në fakt, një dedikim që shkon për të gjithë klientët tanë besnikë, punonjësit e bankës tonë dhe çdo partner.” deklarojë drejtori i përgjithshëm i Bankës OTP Albania z. Bledar Shella.  Strategjia e Bankës OTP Albania mbetet e njëjtë në vazhdim: rritja e peshës së tregut, zgjerimi i rrjetit të degëve, rritja e treguesve financiarë si dhe të qënurit banka e parë në treg përsa i përket kënaqësisë së klientëve. “Euromoney na ka cilësuar si Banka më e mirë në Shqipëri dhe ne të gjithë, çdo ditë, duhet të sillemi dhe të frymëzohemi si banka më e mire. Ky çmim dëshmon se banka jonë po lëviz në drejtimin e duhur për një të ardhme të sigurtë! Ne jemi një bankë e fortë dhe do të vazhdojmë të zgjerohemi si Banka OTP Albania – më të fortë, më të mire,” mbyll prononcimin e tij z.Shella.