Shella: Synojmë të jemi 1 nga bankat më të mëdha në vend

Banka OTB Albania hapi degën e saj më të re në zonën e Zogut të Zi në Tiranë. Kjo është dega e 38 e kësaj banke në Shqipëri, e cila do të ofrojë një gamë të gjerë produktesh dhe shërbimesh bankare për klientët.

Në një ceremoni të vogël, duke respektuar masat e Covid-19, stafi u njoh me mjediset e degës dhe investimet. Po drejtori i OTB Albania, Bledar Shella, tha se planet për zgjerimin dhe zhvillimin e bankës nuk do të ndalojnë këtu.

“Grupi OTP në të gjitha vendet që është prezente, pra në 12 vendet e rajonit, ka si strategji të saj që të jetë 1 nga 2 bankat më të mëdha në vend. Kjo si strategji është edhe për Shqipërinë. Së shpejti do të vijmë me shumë shërbime të reja për klientët tanë dhe për klientët që duan t’i bashkohen bankës tonë”, tha ai.

Po si e menaxhoi OTB bank Albania situatën e pazakontë të pandemisë?

“Për asnjë dite banka nuk u mbyll, ajo ishte në shërbim të klientëve. Kemi miratuar 100% të aplikimeve që na kanë ardhur për shtyrjen e kësteve të kredive, keni disbursuar deri tani mbi 85% të paketës së parë të kreditimit. Kemi filluar me paketën e dyte të kreditimit“, tha Shella.

Në këto kohë të vështira shëndeti vjen i pari, ndaj OTP Bank është kujdesur që klientët të marrin shumë shërbime online duke ruajtur distancimin fizik.

Tv Klan