BSH mund të tërheqë si hua 400 milionë euro deri në Mars 2022

Banka Qendrore Europiane vendosi të zgjatë edhe me 9 muaj të tjerë afatin e marrëveshjes për dhënien e likuiditetit në formën e huasë për disa banka jo-anëtare të Eurozonës, përfshirë dhe atë të Shqipërisë.

Deri në Mars të vitit 2022, Banka e Shqipërisë mund të tërheqë në formë huaje 400 milion euro, të cilat do të shërbejnë si një ndihmë financiare për institucionet financiare të vendeve dhe përballimin e nevojave përpara në momentin që nuk ka likuiditete të lira nga situata e Covid-19.

Marrëveshja u përcaktua fillimisht me afat deri në Korrik të këtij viti, por tashmë është menduar të zgjatet deri në Mars të vitit 2022.

Tv Klan