Banka Qendrore e Iranit ka propozuar një reformë në monedhën kombëtare rial. Banka ka propozuar që rialit t’i hiqen katër zero, raporton media shtetërore iraniane.

Projektligji për heqjen e katër zerove nga monedha kombëtare i është prezantuar Qeverisë dje

”, citohet të ketë thënë guvernatori i Bankës Qendrore iraniane, Abdolnaser Hemmati.

“Shpresoj që kjo çështje do të shqyrtohet sa më shpejt”

, ka thënë më tej ai, ka raportuar agjencia e lajmeve IRNA.

Riali iranian ka humbur mbi 60 për qind të vlerës së saj në vitin 2018 edhe pse vlera e saj është rritur javëve të fundit. Inflacioni në Iran ishte pothuajse 40 për qind vitin e kaluar.

Më 6 janar, 110,000 rialë shkëmbehen për një dollar, thuhet në ueb-faqet e këmbimeve valutore.

Nëse miratohet nga Qeveria iraniane, propozimi i Bankës Qendrore më pas duhet të kalojë edhe në Parlament.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump është zotuar se do të rivendosë sanksionet kundër Iranit, të cilat ishin hequr si rezultat i marrëveshjes së vitit 2015 ndërmjet Teheranit dhe fuqive botërore, që kishin për qëllim frenimin e programit bërthamor të Iranit.

Por, SHBA-ja është tërhequr nga kjo marrëveshje, pasi Trump ka thënë se ajo ka pasur shumë të meta dhe nuk ka adresuar programin e raketave balistike të Iranit. Po ashtu, sipas presidentit amerikan, Irani ka vazhduar të mbështesë organizatat që SHBA-ja i konsideron terroriste.

/REL