Tri nga 6 objektet që janë shfrytëzuar deri para 3 muajsh nga institucionet financiare ilegale serbe rezultojnë të kenë qenë prona të ndërmarrjeve shoqërore me të cilat administron Agjencia Kosovare e Privatizimit.

Procesi i identifikimit të pronave në këto komuna ka nisur shumë vite më parë ndërsa është duke vazhduar ende.

Në AKP thonë se vetëm në këtë pjesë të Kosovës janë 120 asete me të cilat administron kjo agjenci. Agjencia Kosovare e Privatizimit, përveç privatizimit apo shitjes së pronave, ka dhënë në shfrytëzim edhe një numër të pronave tek shfrytëzuesit, sipas kontratave që ka të nënshkruara me palët.

Në pjesën veriore deri më tani janë dhënë në shfrytëzim gjithsej 46 prona sipas kontratave të nënshkruara me shfrytëzuesit.

Tv Klan