Bankat perceptojnë risk të lartë nga situata politike

Bankat perceptojnë risk të lartë nga situata politike

15:44 09/10/2019

BSH: Klasa politike të punojë me përgjegjësi për çtensionimin e saj

Dy rreziqet kryesore që sheh sistemi bankar për ecurinë e të bërit biznesit në Shqipëri, lidhet me situatën e paqartë politike dhe zhvillimin ekonomik të vendit, ku rritja ekonomike gjatë këtij viti ka qenë më e ngadaltë se më parë.

Në raportin e Stabilitetit Financiar të pjesës së parë të vitit, Banka e Shqipërisë e vlerëson si të qëndrueshëm sistemin financiar në vend, ndërsa në vrojtimin e bërë me bankat e nivelit të dytë më shumë peshë në risqet e të ardhmes kanë marrë zhvillimet politike, të cilat sipas tyre, ulin investimet private vendase dhe të huaja. Banka qëndrore kërkon që palët politike të punojnë me përgjegjësi për çtensionimin e saj.

“Situata ende e paqartë politike është reflektuar në rritjen e nivelit të përgjithshëm të rrezikut të përkeqësimit të ekonomisë së brendshme nga niveli “mesatar” një vit më parë, në nivelin “e lartë”.

Një tjetër risk për sektorin bankar që evidentohet nga banka qëndrore është edhe i kursit të këmbimit. Nga ana tjetër, banka është duke punuar për zhvilluar strategjinë e deurizimit për të mbrojtur si sistemin bankar nga rreziku i kredisë, ashtu edhe individët dhe bizneset që kanë marrë një kredi në valutë, por kanë të ardhura në Lekë. Kredia e pambrojtur në valutë, sipas Bankës së Shqipërisë, zë 24% të totalit të kredisë në sistemin financiar.

Tv Klan

Delta
LAJMET

Të ngjashme

AZHBR
UKT
UKT