Huanqin Xiao: Gjuhë unike, sfiduese për t’u mësuar

U zhvillua për vitin e 6-të radhazi konkursi i Gjuhës Kineze “Chinese Bridge” në mjediset e Institutit “Konfuci” në Tiranë. Dhjetëra të rinj, studentë dhe nxënës të shkollave të mesme të kryeqytetin performuan në aftësitë e tyre në Gjuhën Kineze, art dhe kulturë.

Për këshilltarin e Ambasadës Kineze në Tiranë, z.Wang Dexin interesi për njohjen e kulturës kineze nga të rinjtë shqiparë është pozitiv.

Wang Dexin, Këshilltar i Ambasadës Kineze në Tiranë: Tashmë lëvizja dhe marrëdhënia mes dy vendeve pritet të intensifikohet sepse janë hequr vizat dhe parashikohet një ritëm më i madh i flukseve të vizitorëve nga të dyja palët.

CEO i Bankers, z.Huanqin Xiao tha se Bankers ka mbështetur aktivitetet dhe programet e Institutit Confucius për studentët e rinj pasi beson se mësimi i gjuhëve dhe kulturave të ndryshme është shumë i rëndësishëm.

Huanqin Xiao – CEO i Bankers: Jam shumë i lumtur që shoh kaq shumë të rinj këtu të interesuar për të mësuar Gjuhën Kineze dhe që e flasin aq mirë atë. Kina është një vend i madh plot kulturë dhe histori dhe ka një gjuhë unike që është mjaft sfiduese për t’u mësuar. I uroj shumë suksese këtyre të rinjve në përpjekjet e tyre të ardhshme.

Juria përzgjodhi edhe fituesit e këtij konkursi, ku dy të parët do të mund të shkojnë në Kinë për të përfaqësuar Shëipërinë në kompeticionin mbarëbotëror për Gjuhën Kineze.

Tv Klan