Zgjedhjet europarlamentare të vitit 2019 do të jenë më të rëndësishmet të mbajtura ndonjëherë në Europë

”.

Parashikimi vjen nga Steve Bannon, një që në të kaluarën ka goditur në shenjë në disa raste me parashikime politike, siç ishte rasti i votës pro për Brexit, apo fitores së Donald Trump në zgjedhjet amerikane.

Ish-strategu elektoral i Presidentit Donal Trump thotë se në zgjedhjet për Parlamentin Europian, do të jenë e ardhmja e Europës. Çmimi që luhet është vërtet i lartë. Nga njëra anë është Europa e Macron dhe Merkel, ndërsa nga ana tjetër ajo e lëvizjeve populiste, këta të fundit do të fitojnë, tha Bannon në një intervistë për ‘Mediaset’. Pyetjes së gazetares nëse rritja e lëvizjeve populiste, po çon ujë në mullirin e Rusisë, Benon iu përgjigj me krahasimin e bashkëpunimit me Stalinin, për të mposhtur nazi-fashizmin.

Ish- strategu i Donald Trump vlerësoi kryeministrin hungarez Viktor Orban dhe zv/kryeministrin italian, Mateo Salvini, dy nga figurat kryesore të frymës populiste në Europë që kundërshtojnë ardhjen e emigrantëve dhe zgjerimin e BE.

Tv Klan