Një zjarr i madh ka përfshirë një sipërfaqe toke në Kuç të Bashkisë Dimal.

Korrespondentja e Klan News, Anila Sefa, mëson se zjarri ka ardhur pasi disa banorë i kanë vënë zjarrin gomave dhe mbeturinave buzë Semanit. Tymi i zi ka mbuluar fshatin Kuç dhe flakët rrezikojnë bizneset aty pranë.

Të pyetur nga gazetarja Sefa, disa banorë në vendin e ngjarjes shprehen se zjarri ka ardhur si pasojë e gomave të vjetra.

Pyetje: Nga ka ardhur zjarri?

Banori 1: Ka goma aty… Ka goma të vjetra.

Banori 2: Ka goma të vjetra aty, prandaj dhe nuk fiket.

Zjarrfikësja dhe policia kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve të zjarrit./tvklan.al