Banorët e “Astirit” protestojnë të Drejtoria e Policisë

Banorët e “Astirit” protestojnë të Drejtoria e Policisë

11:17 10/10/2019

Kërkojnë lirimin e 3 të arrestuarve për bllokim të rrugëve

Me tensione nisi protesta e banorëve të “Unazës së Re” para Drejtorisë së Policisë së Tiranës. Të shoqëruar nga ish-deputete të opozitës, ata kërkuan lirimin e 3 banorëve të arrestuar mëngjesin e së enjtës për protestat e zhvilluara në zonën e Astirit.

Arrestimet vijne dy ditë pas ndyshimeve në Kodin Penal, që bllokimin e rrugëve e konsideron vepër penale dhe e dënon me gjobë dhe burg.

Ish-deputetë të opozitës i quajtën të paligjshme këto ndryshime, dhe një formë hakmarrje ndaj banorëve që protestojnë prej afro 9 muajsh.

Banorët që protestojnë preken nga ndërtimi i Unazes së Re dhe nuk përfitojnë dëmshpërblim, për shkak se nuk janë të legalizuara.

Banorët e Unazës së Re kanë njoftuar për një tjetër protestë në zonën e Astirit në orën 18:30, këtë herë pa përcaktuar një afat për kohëzgjatjen e saj.

Tv Klan

Delta
LAJMET

Të ngjashme

AZHBR
UKT
UKT
Doktori