Rrezikojnë duke hyrë në pallatet e dëmtuara

Edhe pse tërmeti i 26 Nëntorit ua fali jetën banorëve të pallatit në lagjen 18 të Durrësit, sot 4 ditë pas tërmetit ata sërish vazhdojnë të rrezikojnë jetën. Për çfarë? Për të shpëtuar ato që ata i quajnë pasurine dhe mundin e gjithë jetës.

Ky pallat është shpallur i pabanueshëm. Konsiderohet i rrezikshëm për shkak të dëmtimeve të rënda që ka pësuar nga lëkundjet sizmike dhe është i rrethuar me shiritin e sigurisë. Por këta banorë as policia nuk arrin t’i ndalojë.

Frikën nuk e fshehin, por ajo që duan është fjala e ekspertit.

Ekipet e emergjencës në Durrës ua kanë lënë vendin atyre të verifikimit dhe inventarizimit të dëmeve. Përllogaritja do të dojë ende kohë.

Ndërsa në Tiranë autoritetet flasin për 1192 banesa të dëmtuara, 265 pallate, 8 shkolla dhe 1 qendër shëndetësore.

Tv Klan