Shtëpitë në Floq në Korçë janë si në ditën e parë pas tërmetit që tronditi fshatin mëngjesin e 1 Qershorit. Banorët shkojnë çdoherë e më rrallë të shohin gërmadhat që kanë mbetur.

Shumë prej tyre qëndrojnë ende në katin e parë të shkollës së fshatit. Por ashtu si edhe në çadra, edhe këtu, jetesa është bërë thuajse e pamundur. I nxehti është i papërballueshëm ndërsa uji mungon.

Banorët druhen se edhe dimrin mund ta kalojnë këtu pasi punimet për rindërtimin e shtëpive nuk kanë nisur.

Rivlerësimi i dëmeve ka përfunduar, por pritet vendimi i këshillit të ministrave për të nisur rindërtimin e banesave.

Dëmet nga tërmeti llogariten në 210 milionë lekë të reja dhe të pabanueshme janë mbi 100 shtëpi.

Tv Klan