“Jumbo Floating”, ka mirëpritur të famshëm si Elizabeth II e Tom Cruise

Banorët e Hong Kongut i thanë lamtumirën restorantit ikonik “Jumbo Seafood” të martën, ndërsa u tërhoq me rimorkiatorë nga shtëpia e tij prej 46 vjetësh.

Shumë njerëz u dyndën në portin Aberdeen të qytetit për të bërë foto dhe për t’i dhënë lamtumirën monumentit që i ngjan një pallati perandorak kinez, i cili ka mirëpritur njerëz të famshëm si Mbretëreshën Elizabeth II dhe aktorin Tom Cruise me kuzhinë kantoneze që nga viti 1976.

Yannis Yu, 34 vjeç, tha se kishte darkuar në restorantin ikonik me prindërit e saj kur ishte fëmijë, duke shtuar se ishte për të ardhur keq të shihje monumente që po zhdukeshin gradualisht.

Në vitin 2020, “Jumbo” pezulloi punën për shkak të shpërthimit të koronavirusit. Pas muajsh kufizimesh prej Covid-19, kompania e saj mëmë nuk ishte në gjendje të gjente një pronar të ri dhe nuk kishte fondet për ta mirëmbajtur atë.

Është e paqartë se ku do të vendoset restoranti në të ardhmen.

Klan News