Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Dikur ushtari s’linte këmbësorët, tani zinxhirë për të bllokuar qarkullimin e makinave. Nga diktatura e ish-bllokmenët, tek urdhri i bashkisë për të ulur ndotjen në këtë pjesë të kryeqytetit. Pasditja e nesërme pritet të rrethojë bllokun me zinxhirë. Do të sjellë zinxhirë në 6 rrugicat e tij, por brenda ka irritim të banorëve, për një urdhër të tillë që nuk toleron.

Është bllok banimi, jetohet në to, e qarkullimi vështirë të ndalet për arsye madhore, derisa gëzojnë të drejtën dhe mundësinë për të qenë bllokmenët e rinj, do t’u duhet të hyjnë e dalin nga shtëpia çdo moment të pasditeve verore.

Qytetarja: “Ne jemi familjarë, problemet tona nuk mbarojnë në orën 6, por fillojnë, aq më tepër që është sezon vere. Kështu që normalisht nuk e di me një fjalë se si mund të aplikohet tek të gjithë banorët, por të paktën për ne, që jemi tek rrugët kryesore duhet të pajisemi me një kartë”.

 Ideja e banorëve për t’u pajisur me kartë identifikimi nuk ka gjetur mbështetje. Ata shprehen se nuk janë parashikuar raste vdekjesh apo situatash urgjente shëndetësore. Autoritetet bashkiake kanë nisur të ideojnë mjetet që do të bllokojnë këtë qarkullim. Për specialistë mjedisor, ndotje është dhe zhurma, por kjo nuk ka se si të ndalet përreth bllokut.

Banorët e rrugëve të ish-Bllokut tashmë të zgjeruar, “Dëshmorët e 4 Shkurtit”, “Vaso Pashës”, “Brigadës 8”, “Pjetër Bogdanit” etj, i shqetëson muzika dhe PUB-i, por dhe ky vendim pa miratimin e tyre marrë nga bashkia./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti