Kanë nevojë për strehim dhe veshmbathje

Laçianët po qëndrojnë në qiell të hapur. Shumë ndërtesa janë të pabanueshme. Edhe ato që mund të kenë dëmtime të vogla kanë sjellë frikë. Nuk mjafton vetëm kjo, por qytetarët thonë se po vuajnë situatë të rëndë humanitare. Për këtë i janë ankuar kreut të PD, Lulzim Basha.

“Nuk kemi marrë gjë, ngelen duke i ndarë për robt e vet”, shprehet një zonjë e cila ka 5 ditë që kalon natën jashtë dhe pa asnjë ndihmë.

“As çadra nuk na kanë sjellë”, i thotë Bashës një banor tjetër i dëmtuar nga tërmeti.

Një nënë me 4 fëmijë thotë se është e detyruar të jetojë në kushte të rënduara.

“Jetoj te nëna me 4 kalamajt. Nuk më është dhënë asnjë ndihmë deri sot. Më është prish shtëpia dhe askush s’ka ardhur. As sot s’kam marrë asnjë ndihmë”.

Banorët kërkojnë strehim deri në vendimin se çdo të bëhet me shtëpitë e tyre. Veç kësaj nevojat për veshmbathje dhe ushqime janë të pranishme.

Tv Klan