Banorët bllokojnë rrugën: Të ndryshohet

Banorët e zonës së Rinasit protestuan këtë të hënë kundër vendimit të Autoritetit Rrugor Shqiptar që e devijon lëvizjen drejt Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, duke e bërë me një sens lëvizjeje. Për rreth një orë banorët bllokuan rrugën.

Nuk munguan as përplasjet me policinë. Ata kërkuan nga qeveria që ta ndryshojë këtë vendim, pasi i pengon në veprimtarinë e tyre të përditshme, si dhe ka një kosto jo të vogël financiare. ARRSH ka vendosur për një afat të pacaktuar që lëvizja drejt aeroportit të realizohet me një kalim, me drejtimin nga Qafë Kashari-Rrethrrotullimi i “Nënë Terezës”-Ahmetaq.

Mjetet që vijnë nga veriu drejt Rinasit do të ndjekin lëvizjen Fushë Krujë-Vorë-Qafë Kashar-Aeroport. Nga ana tjetër banorët e këtyre fshatrave paralajmërojnë se do të vijojnë me protestat deri në anulimin e këtij vendimi.

Tv Klan