Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Banorët e Sukthit kanë bllokuar për afro 30 minuta autostradën Durrës-Tiranë, në protestë për një furnizim më të mirë me energji elektrike. Është dashur ndërhyrja e policisë që ata të lironin rrugën.

Kjo është hera e tretë e protestës së tyre. Dy herët e para ata protestuan në qendër të Sukthit, por duke parë se askush nuk tregoi interes për kërkesat e tyre, ata tanoi bllokuan autostradën. Banorët pretendojnë se janë pagues te rregullt, ndërsa furnizohen vetëm disa orë në ditë me drita.

Banori i Sukthit:- “Dritat i paguajmë rregullisht detyrimet e elektrikut dhe nuk kemi drita, nuk pyet njeri fare për ne. Nuk është fjala për një javë e për dy javë, kjo është vazhdimisht”.

Banori i Sukthit:- “Këtu njerëzit kanë agjëruar një muaj rresht, kur ka ardhur koha kanë ngrënë iftarin, e kanë ngrënë me kandil”.

Pasdite në prefekturën e Durrësit, u organizua takimi mes një përfaqësie të protestuesve të Sukthit dhe Drejtuesve lokal të KESH-it. Në takim u ra dakord që banorët të ndërpresin protestat pas premtimit se për zonën e Sukthit do të hartohet një grafik i ri furnizimi./tvklan.al