Më shumë se 1000 banorë të zonës së Nënshkodrës kanë dalë sërish në protestë në qëndër të fshatit Trush duke kërkuar dëmshpërblimet e përmbytjeve të vitit 2010-2011. Ata parlajmërojnë përshkallëzim të protestës deri në bllokimin e rrugëve, nëse qeveria nuk i jep zgjidhje kërkesës e tyre. Banorët thonë se ccdo gjë u është shkatërruar dhe ndodhen mes katër rrugëve.

Në zonën e Nënshkodrës janë afro 13 mijë familje që presin dëmshpërblimin e plotë të përmbytjeve  të viteve 2010-2011.

Deri me tani qytetarët thonë se janë dëmshpërblyer në masën e 49 % nga shuma totale e akorduar.

Tv Klan