Bashkia e Vlorës u mbush mëngjesin e kësaj të martë nga thirrjet e banorëve të fshatit Trevëllazër. Me kërkesën për “ujë dhe rrugë”, ata e zhvendosën protestën e tyre brenda mjediseve të Bashkisë.

Me ndërhyrjen e policisë bashkiake, protestuesit u larguan pa shkaktuar ndonjë incident, ndërsa më herët kishin kërkuar të takonin kryebashiakun aktual të Vlorës, Dritan Lelin, që nuk ndodhej aty.

Sipas banorëve, në fshatin Trevëllazër investimet në infrastrukturë dhe për ujin e pijshëm mungojnë prej 30 vitesh, çka ka çuar edhe në braktisjen e tij.

“Rruga është bërë copë-copë”.

“Në çdo fushatë vijnë, gënjejnë dhe ikin, marrin votat dhe ikin”.

Banorët thonë se janë vetëm 5 km rrugë që lidh fshatin Trevëllezër me rrugën nacionale Vlorë –Fier, në të cilën nuk janë bërë ndërhyrje.

Tv Klan