Vrasja e dy kushërinjve mbrëmjen e së dielës në Laç ka tronditur banorët e zonës. Një konflikt banal me disa persona të tjerë, u mori jetën të rinjve Kelvin Dodaj (Jushi) 30 vjeç dhe Erjon Jushi 36 vjeç. Sipas burimeve, dy viktimat njiheshin në Laç me identitetet Jani Jushi 30 vjeç dhe Mikel Jushi 35 vjeç, ndërkohë që grupi hetimor i policisë verifikoi identitetin e saktë sipas gjendjes civile.

Një banor i lagjes Numër 1 ku ndodhi dhe krimi i rëndë, ka thënë për kamerën e ABC News se viktimat dhe autorët kanë qenë në lokale të ndryshme. Teksa i shokuar thotë se vrasje të tilla për motive banale nuk kanë ndodhur më parë.

Banori: 

Se si ka ndodh se çfarë ka ndodh nuk di ç’me thënë. Me u ngatërru e me i than dikujt “ik andej” s’ka bërë vaki. Se ça ka ndodh se si ka ndodh…

Gazetari: 

Nga kanë ardhur ata (autorët e ngjarjes)?

Banori: 

Këta kanë qenë në lokal tjetër aty brenda e kanë dalë. Pastaj kanë ikur nuk e di unë tash.

Gazetari: 

Ngjarja ka ndodhur këtu?

Banori: 

Këtu. Në orën 12 të natës i thosha gruas nuk mund të ha bukë. Dhimbje koke se nuk kanë bërë fjalë. Nuk e di ç’është.

Dy kushërinjtë ndërruan jetë në një spital në Tiranë për shkak të plagëve të rënda që kishin pësuar. Ndërkohë policia ka shpallur në kërkim dy vëllezërit M.B. 25 vjeç dhe M.B. 23 vjeç, si dhe kushëririn e tyre V.B. 28 vjeç si autorë të dyshuar të kësaj ngjarje rëndë. /

tvklan.al