“Ka plasur uji vullkan”

Tërmeti i 26 Nëntorit la pasoja të mëdha tek banesat dhe pallatet duke lënë në qiell të hapur shumë familje.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ishte mbëmjen e sotme në Durrës dhe Shkozet për të takuar qytetarët.

Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale, qytetarët i shprehen kryetarit të opozitës se gjendja është e rëndë, ndërkohë që një prej tyre nuk i ka mbajtur lotët teksa ka treguar se ka dërguar fëmijët në Tiranë tek psikologu për shkak të tronditjes psikologjike.

Banori: Ka plasaritur komplet kolonat. Ka plasur uji vullkan. Po tallen me ne. Unë kalamajt e mi i kam atje te psikologu në Tiranë.

Lulzim Basha: Sa vjeç i ke

Banori: Goca në klasë të shtatë, çuni në të tretën

Lulzim Basha: I paske sa të mitë. Ku i ke në tiranë?

Banori: Në Tiranë i kam.

Ndërkohë në një postim tjetër në rrjetet sociale, Basha shprehet se nuk ka asnjë organizimi, asnjë ndihmë dhe orientim për banorët e dëmtuar.

“Gjendja është e rëndë, nevojat e njerëzve janë urgjente. Ju bëj thirrje strukturave të emergjencës të vihen pa asnjë vonesë në lëvizje dhe të ndihmojnë mijëra familje të braktisura dhe të lëna në harresë. Koha nuk pret”, shkruan ai. /tvklan.al