Ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barack Obama është nominuar për të fituar një çmim në “Grammy”.

Obama është nominuar në kategorinë e “Albumit më të mirë të folur” falë versionit të librit audio të librit të tij të vitit 2020, “A Promised Land”. Një fitore e Obamës në “Grammy, kësaj radhe do të shënonte herën e tretë që e ai e rrëmben këtë çmim. Të njëjtin çmim, Obama, e fitoi në vitin 2006 dhe përsëri dy vjet më vonë, në vitin 2008.

Dy prej të nominuarve të tjerë në këtë kategori janë edhe komediani kontrovers, Dave Chappelle dhe poeti, Amir Sulaiman, të cilët fituan një nominim për specialen e tyre të Netflix të fokusuar te George Floyd, “8:46”. Nominimi i Obamas është mirëpritur nga ndjekësit e tij në rrjetet sociale.

Klan News