Kryendeshja e javës së 17 mes Partizanit dhe Kukësit përfundoi në një barazimi me rrjeta të paprekura. Me mungesën e tifozëve në shkallët e stadiumit “Selman Stërmasi” dhe me temperaturat e ulëta, skuadrat janë treguar të kujdesshme në fushë.

Të pakta ishin rastet nga të dy palët, madje edhe ato të pasuksesshme. Reginaldo i Kukësit kishte mundësinë më të mirë për të shënuar në fund të pjesës së parë, por goditja e tij përfundoi jashtë.

Trajnerët bënë ndërrimet e rastit për të freskuar skuadrën, me shpresën për të krijuar raste për gol, por tentativat nuk ishin mjaftueshëm për të shënuar. Që prej mesit të pjesës së dytë ritmi i lojës nisi të ulet.

Në dukje të dy ekipet u pajtuan me këtë barazim, edhe për faktin se i druheshin një ndëshkimi në minutat e fundit që do të kushtonte shumë. Me këtë barazim Partizani mban kreun e renditjes, tashmë me 36 pikë, ndërsa Kukësi merr përkohësisht vendin e dytë me 31.

Tv Klan