Tirana rrezikon që të humbë terren me ndjekësit

Derbi i kryeqytetit u mbyll në barazim 1-1. Një pikë e vuajtur që arriti ta marrë vetëm në çastet e fundit të sfidës së luajtur të premten në Air Albania Stadium.

Tirana nuk arriti të merrte sërish fitore, edhe pse te Partizani mungonin 5 lojtarë pozitivë me Covid-19. Madje trajneri i Partizanit, Adolfo Sormani nuk ishte në stol dhe përflitet se mungonte nga frika për të mos u infektuar. Skuadra u drejtuar nga ndihmësi i tij Renaldo Kalari.

Barazimi i Tiranës mund të shfrytëzohet nga Kukësi që me një fitore me Teutën të shtunën do të shkurtonte në 4 pikë diferencën, kur ka edhe 3 javë kampionat. Një sukses në frymën e fundit për Bylisin në Vlorë. Skuadra mallakastriote arriti të mundë Flamurtatin 3-2 në kohën shtesë.

Tv Klan