Një barazim në derbi, që nuk i shërben asnjë ekipi. Tirana – Partizani përfundoi në barazim 2 – 2 në sfidën plot emocione të zhvilluar në stadiumin “Selman Stërmasi”.

Të kuqtë janë larguar 4 pikë nga Skënderbeu, ndërsa bardheblutë 6 nga zona Europiane, kur kanë mbetur edhe 3 ndeshje për tu luajtur. Të kuqtë shënuan të parët me Xhevahir Sukajn në mesin e pjesës së parë.

Pak çaste më vonë ndeshja u ndërpre, pasi tifozët e Partizanit hodhën flakadanë dhe sende në fushë. Një prej tyre iu kthye duke nxitur më shumë ata, ndërsa personi u shoqërua jashtë stadiumit nga policia. Gentian Muça rivendosi barazimin dhe ekipet shkuan në pushim me rezultatin 1 – 1.

Pjesa e dytë nisi më e fortë dhe Elis Bakaj realizoi golin e avantazhit për Tiranën. Në minutën e 55’ mbrojtësi Muça mori kartonin e dytë të verdhë duke lënë bardheblutë me 10 futbollistë.

Përpjekjet e Partizanit sollën rezultat në sekondat e fundit. Realdo Fili realizoi golin e barazimit. Ky është derbi i nëntë pa fitore për Tiranën.

Endrit Sauku, Tv Klan