Barazim në miqësoren e luksit

Barazim në miqësoren e luksit

18:50 10/10/2019

Gjermania dhe Argjentina provojnë lojtarë të rinj

Miqësorja e luksit mes Gjermanisë dhe Argjentinës përfundoi në barazim 2 – 2. Sfida e luajtur në Dortmund u shoqërua me spektakël në fushë edhe pse reshtjet e shiut nuk ua bënë të lehtë lojtarëve.

Gjermanët dominuan pjesën e parë kur realizuan edhe golat me Gnabry e Havertz. Pas pushimit ishte radha e argjentinasve. Alario dhe Ocampos barazuan rezultatin gjatë pjesës së dytë.

Të dy skuadrat provuan edhe lojtarë të rinj, pasi trajnerët kishin lënë pushim disa titullarë, mes tyre dhe Lionel Mesin.

Argjentina po zhvillon disa miqësore, ndërsa Gjermania po përgatitet për ndeshjen kualifikuese të Euro 2020 që do të luajë me Estoninë më 13 Tetor në Talin.

Tv Klan

Delta
LAJMET

Të ngjashme

AZHBR
UKT
UKT
Doktori