Java e 34-t në elitën e futbollit shqiptar, rezervoi ndeshje direkte për mbijetesën.
Në Korçë, Skënderbeu dhe Tirana barazuan 1-1 mes tyre, në një ndeshje me dy tablo. Pjesa e parë foli për vendasit, që ishin dominues dhe gjetën golin me Nasr në minutën e 36-të. Në fraksionin e dytë, bardheblutë u shfaqën me fytyrë tjetër, duke marrë kontrollin e lojës dhe barazuan me Ndrecën në minutën e 53-të.
Me këtë barazim, Tirana renditet në vendin e tetë me 36 pikë, ndërsa Skënderbeu në vendin e shtatë me 37 pikë.
Në vendin e gjashtë renditet Teuta, me 38 pikë. Durrsakët morën një fitore tejet të rëndësishme ndaj Laçit, me rezultatin 1-0.
Me këtë disfatë, kurbinasit mbeten në fund me 33 pikë dhe janë pranë rënies në Kategorinë e Parë.
Në takimin tjetër, Bylis u mposht minimalisht nga Elbasani dhe mbetet në vendin e nëntë me 36 pikë të grumbulluara.
/tvklan.al