Vllaznia e nisi me një barazim pa gola sezonin e ri dhe ndeshjen e parë në stadiumin e rinovuar.

Në “Loro Boriçi”, në praninë e një numri të vogël tifozësh në krahasim me kapacitetin, ekipi shkodran doli me 1 pikë përballë Kukësit, që pati më shumë mundësi shënimi.

Të dy ekipet patën ndryshime nga sezoni i kaluar. Trajneri i Kukësit, Ernest Gjoka mendon se ekipi i tij humbi pikë nga kjo sfidë.

Rivali i radhës për Vllazninë do të jetë Partizani, ndërsa Kukësi do të luajë me Teutën.

Tv Klan