Korçarët frenojnë bardheblutë pas 9 fitoreve radhazi

Skënderbeu ndali serinë e 9 fitoreve radhazi të Tiranës në kampionat dhe kupë, duke barazuar 1 – 1 me bardheblutë të shtunën në kryeqytet.

Një ndeshje e luftuar gjatë gjithë kohës, ritëm dhe raste për gol. Të parët shënuan miqtë në mesin e pjesës së parë.

Bregu shfrytëzoi një mosmarrveshje mes Çelhakës dhe Dokës, duke mundur Likën. Goli i pësuar nuk i dekurajoi bardheblutë që rrezikuan portën e korçarëve. Cale shpëtoi Tiranën në minutën e 76’, pas një kombinimi me Ngo.

Një rezultat që barazon bardheblutë me Kukësin, që duhet të luajë të dielën takimin me Bylisin e vlefshme për javën e 22. Përballja mes Kukësit dhe Tiranës do të zhvillohet në javën e 23.

Tv Klan