Shqipëria barazoi pa gola ndeshjen me Jordaninë. Një kundërshtar i një niveli shumë më të ulët referuar renditjes së FIFA-s.

Një pjesë e parë e vakët, për nga cilësia e lojës, edhe pse lojtarët e hedhur në fushë nga Panucci u impenjuan. Takimi nisi me dëmtimin e Mihajt pas një ndërhyrje të rëndë. Fillimisht taktika e zgjedhur me pasime të gjatë nuk ishte ajo e duhura pasi kundërshtari ishte i shpejtë edhe në mbrojtje, por më pas mungoi qartësia e aksioneve, nxitimi për të dhënë sa më shpejt pasimet për tiu afruar portës.

Në mesin e pjesës së parë u duk se Grezda pësoi një faul për penallti por arbitri kosovar i takimit nuk e akordoi, dhe futbollistët e Shqipërisë nuk e pretenduan.

Rasti më i pastër ishte në fund të pjesës së parë por portieri i Jordanisë ishte i pozicionuar si duhet.

Panucci bëri disa ndërrime në pjesën e dytë. Ndoshta ndërrimet i bënë mirë skuadrës pasi u shfaq këmbëngulje më e madhe dhe dëshirë për të goditur portën. Rasti më flagrant ishte i Balajt që topin e ardhur nga goditja e dënimit tentoi ta çonte fluturimthi në rrjetë, por sërish portieri i skuadrës mike u tregua i vëmendshëm.

Dëshira për të fituar ishte e madhe po aq sa edhe volumi i lojës në fundin e ndeshjes. Myrto Uzuni goditi shtyllën.

Përfundoi me rrjeta të paprekura, por të paktën ndeshja vlejti për të treguar edhe dëshirën dhe aftësitë e disa lojtarëve të stolit të cilit nuk kish mundur ti provonte në një ndeshje.

Tv Klan