Ndërpritet dy herë energjia elektrike në “Loro Boriçi”

Pa gola dhe me probleme në sistemin e ndriçimit, kjo ishte sfida mes Vllaznisë dhe Teutës e luajtur të dielën në stadiumin “Loro Boriçi”.

Takimi e javës së 13 të Superligës u ndal dy herë gjatë pjesës së parë për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike.

Kjo bëri që të akordoheshin 13 minuta shtesë. Të dy ekipet kanë disa javë që nuk fitojnë në kampionat.

Tv Klan