Në Korçë Tiranën e menduan një kafshatë të lehtë, por Skënderbeu arriti me vështirësi të barazonte. Sipas trajnerit Orges Shehi dëshira për të fituar i bëri lojtarët e tij të gabojnë.

Nga ana tjetër braziliani Ze Maria i Tiranës e sheh gotën gjysmë bosh. Sipas tij Tirana duhet ta kish fituar takimin.

“Kemi humbur dy pikë për shkak të frikës, veçanërisht në pjesën e dytë. Nuk luajtëm futboll. Luajtëm me topa të gjatë pa filozofinë tonë. Lamë dy pikë për shkak të gabimeve tona.”

Në ndeshjen për javën e 5 të Superligës bardheblutë shënuan në mesin e pjesës së parë. Kryeqytetasit arritën ta mbajnë rezultatin por Skënderbeu i shpëtoi humbjes kur Otto John shënoi në minutat e fundit për korçarët.

Luftëtari arriti fitoren e parë në këtë sezon. Skuadra gjirokastrite mundi Teutën me rezultatin 3 – 1. Një nisje e mbarë e Gentjan Mezanit në stolin e Luftëtarit. Durrsakët luajtën për më shumë se 20 minuta me 10 futbollistë.

Tv Klan