Anësori i Francës Kinglesy Coman foli pas ndeshjes ndaj Holandës ku trasnlapinët nuk mund të shkonin më shumë se një barazim 0-0.

28-vjeçari tha se paraqitja e skuadrës së tij ishte solide dhe është e rëndësishme që në ndeshje të tilla nuk u pësua gol.

Coman:  Ishte një ndeshje e mirë, ne patëm shumë mundësi. Fatkeqësisht nuk mundëm të shënonim, por në fund morrëm një barazim 0-0. Mendoj se luajtëm një ndeshje të mirë, ushtruam presion ndaj tyre dhe nuk u shqetësum shumë për të tjerat. Si pasojë kundështarët patën disa mundësi. Kjo është normale që të kenë edhe ata mundësitë e tyre gjatë ndeshjes. Por ne kishim më shumë raste dhe në fund mund të kishim marrë fitoren. Ne ishim solid, nuk pësuam gola dhe duhet të vazhdojmë kështu. Kur të shënojmë, dhe unë e di se e kemi kapacitetin për të shënuar kurdoherë, atëherë do të jetë më mirë.

Frana, një nga pretendentët për të fituar turneun, renditet në vendin e dytë në grupin D, me pikë të barabarta e Holandën kryesuese. Në ndeshjen e fundit në grup “gjelat” do të përballen me Poloninë e cila ka dy humbje dhe është tashmë e eliminuar.