Barbie nuk njeh krizë



Barbie nuk njeh krizë

09:30 25/10/2020

Kukulla e famshme shitet më shumë se në çdo kohë tjetër gjatë pandemisë

Pandemia COVID-19 ka gjunjëzuar bizneset dhe financat pothuajse në mbarë botën. Por, ka një përjashtim, edhe me rekord pas. Kukulla më e famshme në botë, Barbie, ka shënuar rritje të shitjeve për tremujoret e fundit me +29%, duke regjistruar kështu edhe nivelin më të lartë të 20 viteve të fundit. Dhe sipas The Wall Street Giornal, falë kukullës 62-vjecare, e gjithë kompania e lodrave për fëmijë Mattel, ka shënuar rritje më  +10% të përfitimeve.

Politikat e kompanisë gjatë viteve të fundit kanë qenë mjaft praktike, duke ndërkombëtarizuar dhe thyer barrierën e ikonave të bukurisë. Kështu Barbie-t e viteve të fundit kanë ndryshime në ngjyrën e lëkurës, peshë, dhe jo vetëm ikona bukurie.

E fundit që u hodh në treg vitin e fundit ishte shëmbëllimi i gjykatëses liberale Ruth Bader Gingsburg, e veshur me togën e saj. Mattel vendosi për figurën e saj menjëherë pas marrjes së detyrës në sistemin amerikan të drejtësisë, ku vetëm 33% e magjistratëve janë të gjinisë femërore.

Ndërsa me afrimin e festive bëhet e ditur se kompania ka nevojë për personel të shtuar, pikërisht se lodrat do të jenë kryefjala e dhuratave të fundvitit.

Klan Plus




Të ngjashme