Mesfushori holandez mund të transferohet te City, pasi katalanasit kanë nevojë për të ardhura

Barcelona është gati që të shesë një nga lojtarët më premtues të ekipit, Frenkie de Jong-un, për shumën e 90 milionë eurove.

Manchester City është klubi që mund të paguajë për kartonin e tij.

Katalanasit kanë nisur nga puna që të rindërtojnë skuadrën nën drejtimin e trajnerit të ri Xavi, por situata e tyre nuk është e mirë për shkak të problemeve financiare.

Nisur nga kjo, drejtuesit janë të detyruar që në fillim të shesin, e pastaj të bëjnë afrimet e synuara.

Dhe holandezi 24-vjeçar mund të jetë fubollisti i parë që mund të sakrifikohet për të siguruar të ardhura.

“Qytetarët” janë destinacioni më i mundshëm, pasi De Jong pëlqehet nga trajneri Guardiola që kërkon një mesfushor që t’i përshtatet filozofisë së tij në futboll të zotërimit të topit.

Në Angli u raportua madje edhe për mundësinë e shkëmbimit me Rahim Sterling me holandezin.

De Jong u bë pjesë e Barcelonës në vitin 2019 dhe u konsiderua si një nga talentet më premtues, ku klubi do të ndërtonte të ardhmen.

Holandezi ka qenë një lojtar kyç kur në stol ishte Ronald Koeman, gjithashtu edhe tekniku i ri Xavi e pëlqen atë.

Klan News