Barcelona është në kërkim të titullit të dytë radhazi kampion në La Liga dhe ka nevojë për të gjithë yjet e ekipit. Por vështirësitë financiare që vazhdojnë të mundojnë drejtuesit blaugrana, mund t’i detyrojnë ata që të largojnë ndonjë titullar në merkaton e dimrit. Një futbollist që ndiqet me vëmendje nga disa klube është polaku Robert Levandovski.

Në Major League Soccer janë disa ekipe që e duan sulmuesin, ndërkohë që edhe në Arabinë Saudite kërkojnë shërbimet e tij. Në verë klubi i Al Abha ofroi 150 mln euro për kartonin, por si katalanasit ashtu edhe polaku refuzuan ofertën.

Por sauditët nuk janë dorëzuar, e pritet një tjetër tentativë në meratoin e dimrit, raporton gazeta spanjolle “SPORT”. 34-vjeçari ka shënuar 6 gola dhe ka dhënë 4 asiste nga nisja e sezonit dhe trajneri Çavi Hernandez e konsideron pjesë të rëndësishme të ekipit. Por gjithçka do të varet nga menaxhimi i problemeve financiare nga drejtuesit e klubit blaugrana.

Klan News