“Blutë” e Londrës janë të interesuar për sherbimet e sulmuesit, katalanasit duan 21 mln Paund

Barcelona i ka kërkuar Çelsit 21 milionë Paund për kartonin e sulmuesit Pier Emerik Aubamejang.

Klubi blaugrana që vazhdon të jetë në vështirësi financiare, e mori francezin si futbollist të lirë vetëm shtatë muaj më parë.

“Blutë” e Londrës janë në kërkim të një sulmuesi dhe patën bisedime me gjigantët e La Liga-s në fundjavë, e synojnë që të bëjnë një ofertë, por në një shifër më të ulët.

Markos Alonso, i cili është një ndër objektivat e katalanasve mund të përdoret në negociata për të realizuar kalimin e 33-vjeçarit.

Tuhel ka punuar me Aubamejangun te Borusia Dortmund dhe mendon se do të bëjë mirë te “Blutë”.

Ish-futbollisti i Arsenalit ka shënuar 11 gola në 13 takime që kur u transferua në “Camp Nou” në Janar, por nuk shikohet si pjesë e projektit nga trajneri Ksavi pas ardhjes së sulmuesit Robert Levandovski.

Për më tepër që Barcelona ka nevojë për të ardhura shtesë pas disa afrimeve të tjera.

Shumica e afrimeve janë regjistruar për sezonin e ri të La Liga-s, por mbrojtësi Zhul Kunde ende është i padisponueshëm për shkak të rregullave të La Liga-s për fair-play financiar.

Klan News