Oferta, 60 mln euro dhe dy futbollistë

60 milionë euro dhe 2 lojtarë. Kjo pritet të jetë oferta e Barcelonës për argjentinasin e Inter, Lautaro Martinez. 22-vjeçari është objektivi kryesor i Barçës në merkato. Ai shihet si një zëvendësues i mundshëm i Luis Suarez. Katalanasit do të ofrojnë edhe Junior Firpo dhe Tobido, por sipas mediave spanjolle kjo ofertë nuk është pëlqyer nga drejtuesit e klubit italian, madje thuhet se është refuzuar menjëherë.

Lautaro Martinez ka një klauzolë prej 111 milionë eurosh, për t’u larguar nga Inter dhe për të kërkohen 80 milionë euro, plus kartoni i Arthur Melo dhe Nelson Semedo. Zikaltrit në fakt synojnë të arrijnë një marrëveshje nëse përfshihet francezi Antoine Griezmann dhe Arturo Vidal.

Kur është ende herët për një datë të rifillimit të sezoneve futbollistike në Itali dhe Spanjë dhe me merkaton që pritet të shtyhet për në Shtator, duket se mes Barcelonës dhe Inter do të ketë shumë oferta dhe diskutime për arritjen e një marrëveshjeje për Lautaro Martinez.

Tv Klan