E ndjek Real, Bayern dhe Man Utd

Barcelona është klubi i futbollit me të ardhurat më të larta në botë. Jo Real Madrid, as Bayern, as Manchester United madje as PSG. Askush prej tyre nuk është i aftë të gjenerojë më shumë para se Barcelona që kryeson renditjen e klubeve të futbollit. Sipas firmës së auditimit financiar Deloite, pavarësisht krizës, pavarësish borxhit që kalon 1 miliardë Euro, Barça është klubi me aftësinë më të madhe për të prodhuar. 

Barça kishte planifikuar tejkalimin e kufirit 1 miliardë Euro të ardhura për vitin e shkuar, por kriza e pandemisë e kufizoi deri në 715.1 milionë. E megjithatë katalanasit janë ende në krye. Në vend të dytë është Real Madrid, që në periudhën e dytë të Florentino Pérez e ka humbur terrenin ekonomik në garën me Barcelonën.

I treti është Bayern Munchen që falë sukseseve në arenën sportive e ka vuajtur më pak krizën e të ardhurave për vitin që lamë pas. Duhet theksuar se shitja e fanellave, sponsorizimet dhe të drejtat televizive janë pikat më të forta për Barcelonën dhe real Madridin.

Manchester United, kanë rënë në vendin e 4-t. Surprizuese është gjendja e PSG që mezi arritën të prodhojnë 540.6 milionë. Me këto të ardhura është e pamundur të paguhet Neymar, më shumë se 80 milionë, të rinovohet kontrata e Mbappe sërish më shumë se 80 milionë dhe të afrohet Messi 140, apo Sergio Ramos 40 milionë Euro.

Kështu nëse duan Messin duhet ta harrojnë Sergiop Ramos dhe të shesin Mbappe, dhe sërish llogaritë nuk do tu dalin, duhet menduar edhe transferimi i Neymar. Gjithsesi PSG i ka shtrirë këmbët më shumë se jorgani pasi luan me paratë që injektohen nga Katari dhe jo ato që vijnë nga aktiviteti i zakonshëm i një klubi futbolli.

Tv Klan