U përshtat mjaft shpejt me skuadrën. Phelipe Coutinho shënoi golin e parë në fitoren 2-0 të Barcelonës në gjysmëfinalen e kupës ndaj Valencia. Pjesa e parë e takimit me shumë raste, por asnjë finalizim në gol. Me fillimin e së dytës, Coutinho i futur si zëvendësues gjeti rrugën e rrjetës në mënyrë të pabesueshme pas asistit të Suarez.

Edhe skuadra vendase nuk i kishte të pakta mundësitë për të shënuar por u ndal nga traversa dhe portieri Cillesen.

Tetë minuta nga përfundimi i kohës së rregullt, Suares vjedh një top që e pason pranë zonës për Rakitic. Ky iu fundit me qetësi shënoi golin e dytë.

Në finalen e kupës së mbretit, Barcelona do të përballet me Sevilla, që eliminoi Leganes. Barca është për herë të katërt radhazi në finalen e kupës, trofe të cilin e ka fituar për 29 herë, më shumë se çdo skuadër tjetër në Spanjë.

Tv Klan