Katalanasit kanë nisur fazën parapërgatitore, trajneri Xavi nuk e ka ende grupin e plotë

Futbollistët e Barcelonës nisën fazën parapërgatitore pas përfundimit të pushimeve të tyre verore.

Synimi i trajnerit Xavi Hernandez është që t’i kthejë katalanasit në një nga ekipet pretendente për titullin kampion në sezonin 2022/23.

Sulmuesit Ansu Fati, Pierre-Emerick Aubameyang dhe mesfushori Pedri ishin ndër lojtarët që nisën stërvitjen, ndërsa disa prej titullarëve ende nuk janë kthyer. Tekniku ka afruar edhe lojtarë nga ekipi i të rinjve për t’i parë.

Dy afrimet e reja mbrojtësi Andreas Kristensen dhe Franck Kessie nuk u stërvitën me grupin.

Danezi erdhi si futbollist i lirë, pasi përfundoi kontratën me Çelsin, ndërsa mesfushori i Bregut të Fildishtë Franck Kessei u prezantua te blaugranat, pasi përfundoi kontratën me Milanin.

Lenglet, Umtiti dhe Mingueza nuk ishin të pranishëm, pasi klubi u ka dhënë leje për të kërkuar ekipe të reja.

Klan News