Barça rrezikon dënimin

Barça rrezikon dënimin

23:29 17/09/2019

Barcelona mund të dënohet që të luajë ndeshje pa tifozë për shkak të shkeljes së proçedurës në kohën kur hyri në tratativa me Antonie Griezman. 

Atletico Madrid paraqiti një ankesë në Federatën Spanjolle të Futbollit pasi pretendon se katalanasit kishin nisur negociatat me lojtarin pa lejen e klubit ndërkohë që Griezmann ishte ende nën kontratë me madrilenët.

Dënimi që parashikohet në rregulloren e Federatës Spanjollë për një shkelje të tillë është që klubi të luajë një ndeshje pa tifozë.

Atletico Madrid pretendon se Bracelona nisi kontaktet me Griezmann pa dijeninë e tyre dhe kjo bëri që skuadra ta humbiste futbollistin për 120 milionë euro ndërkohë që çmimi për largimin e tij ishte vendosur 200 milionë euro.

Tashmë katalanasit presin që të mësojnë vendimin e Federatës Spanjolle.

Klan Plus




Grupi
LAJMET

Të ngjashme


Grupi