E ardhmja e Lionel Messi do të jetë te Barcelona. Sipas asaj që raporton media katalanase “L’Esportju’ gjigandi i La Ligës ka arritur një akord me sulmuesin argjentinas për pesë vitet në vijim. Klubi ka punuar intensivisht për të arritur firmën me 33-vjeçarin, i cili nuk ka një kontratë që prej fundit të Qershorit.

Messi do jetë pjesë e Barcelonës deri në vitin 2026, edhe pse janë të bindur se ai nuk do zbresë në fushë me fanellën katalanase, por gjithsesi, pas një farë periudhe do jetë ambasador i klubit në eksperiencën e re, sipas të gjitha gjasave në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Argjentinasi duket se arritur akordin me drejtuesit e klubit për të hequr dorë nga paga e tij e majme, gjest ky për të mos dëmtuar shumë arkat e Barcelonës. Klauzola e re e Messit do të jetë 600 milionë euro, shifër më e ulët se rekordi i tij në marrëveshjen e nënshkruar në Nëntor 2017.

Klan News