Ndalesa e katalanasve mund të shfrytëzohet nga Real Madrid

Barcelona u ndal në barazim 2-2 të shtunën në fushën e Selta Vigos. Një hap fals i katalanasve që mund të shfrytëzohet nga Reali Madridit që nëse fiton të dielën me Espanjolin do të shkonte 2 pikë më shumë se rivali për titullin.

Faktikisht Barcelona nuk fiton një ndeshje në fushën e Selta Vigos prej 5 vitesh. Por ky barazim është tepër i rëndë, pasi çdo pikë e lënë rrezikon objektivin final, trofeun e kampionit.

Tv Klan