Chelsea dhe Barcelona barazuan 1 – 1 në sfidën e parë të fazës së 1/8 të Champions League.

Katalanasit edhe pse qarkulluan më shumë topin u shfaqën më pak të rrezikshëm gjatë pjesës së parë. Te Chelsea, Willian ishte më goditi shtyllën dy herë përpara se të realizonte në minutën e 62’. Shpëtimtari i Barcelona ishte Messi.

Argjentinasi e dërgoi topin në rrjetë në të 75’ pas një kombinimi me Iniesta. Një gabim i mbrojtjes së Chelsea që kushtoi. I këtij mendimi janë edhe mediat në Angli, ndërsa në Spanjë festojnë cilësitë e Messi. Kualifikimi do të vendoset në “Camp Nou”. Një hap nga çerekfinalet është Bayern që mundi 5 – 0 Besiktas në Mynih. Ekipi turk luajti shumë minuta me 10 futbollistë për shkak të kartonit të kuq që u ndëshkua mbrojtësi Vida. Shënuesit ishin Muller, Lewandowski dhe Coman. Ndeshja e kthimit në Stamboll duket një formalitet për Bayern.

Tv Klan