Kryeson renditjen me Real Madrid

Barcelona barazoi 2-2 në derbin e Catalunya me Espanyo duke e nisur 2020 me vetëm një pikë, por që gjithsesi i mban në krye të renditjes së LaLiga me në të njëjtën kuotë me Real Madrid. Në fushën e vet, Espanyol e nisi mirë ndeshjen duke gjetur e para golin në minutën e 23 me David Lopez.

Barça i kishte rastet e veta për të barazuar por nuk pati fat kur shtylla ndali goditje e Suarez.

Gjithsesi urughuajani gjeti rrugën e rrjetës në një aksion mjaft të bukur të Barcelonës.

Suarez ishte protagonist edhe në golin e dytë të Barcelonës pasi krosoi saktë për Arturo Vidal që nuk gaboi në goditjen e fortë më kokë.

Barça e gjeti vetën me 10 lojtarë kur Frankie De Jong mori të verdhin e dytë në minutën e 75.

Ndoshta edhe për këtë arsye Espanyol barazoi me kinezin Ëu Lei.

Ishte minuta e 88 dhe nuk kishte më kohë për Barcelonën për të tentuar avantazhin. Kjo mund të quhet një nisje e mirë për Espanyol që gjithsesi mbetet në vendin e fundit të renditjes në Spanjë.

Tv Klan