Barcelona arriti një barazim të vuajtur në fushë e Sevilla. 2 – 2 ishte rezultati në sfidën e luajtur mbrëmjen e së shtunës në stadiumin “Ramon Sanchez-Pizjuan”.

Sevilla realizoi dy herë me Vazquez dhe Muriel përpara se Barcelona të reagonte. Për të shmangur humbjen katalanasit aktivizuan gjatë pjesës së dytë Lionel Messi. Goli i Suarez dhe një i agjentinasit në minutat e fundit sollën 1 pikë, por më rëndësishme bënë që Barcelona mos të largohej me disfatë nga fusha e Sevilla.

Ky barazim e mban Barcelona 12 pikë larg Atletico Madrid, që do të luajë sot në mbrëmje Deportivo La Coruna, që po lufton për mbijetesë në La Liga. Të shtunën fitoi takimin edhe Real Madrid 3 – 0 në fushën e Las Palmas që ndodhet në zonën e rënies. Madrilenët nuk kishin Cristiano Ronaldo, i cili u la pushim para ndeshjes së Champions League me Juventus.

Tv Klan